Shpella e Kusarit dhe shtigjet e Drinit me vizitorë të shumtë

Shumë biciklistë të rinjë janë bërë bashkë  për të përshkruar  rrugët që të dërgojnë  tek shpella e Kusarit.

Ky ambient, i pa eksploruar mirë akoma, mirëpret njerëzit aventurierë e ata që duan të shuajnë kureshtjen.

Nëse zgjidhni që vikendet t’i kaloni në natyrë, shpella e Kusarit nuk është vendi i vetëm. Shtigjet e ecjes përgjatë kanionit të lumit Drin, mbesin destinacion që ia vlen të vizitohet. Sa më lartë që ngjitesh aq më tepër ke mundësi t’i shijosh bukuritë e Drinit. Pamje qe të marrin frymën bëjnë që ky vend të piketohet nga vendas e vizitorë.

Nëse me të vërtetë e doni natyrën ju do të gjeni të bukurën kudo.

Read Previous

Në vetëm një javë: 20 foto tronditëse për të drejtat e njeriut

Read Next

​Sot mot i vranët, bien edhe temperaturat