Shoqata “Bereqeti”, dega në Gjakovë edhe këtë fillimvit ka menduar për nxënësit. Çanta, pajisje shkollore, veshje sportive e maska, do të dhurohen për nxënës të tri shkollave. Abdurrahman Bejtullahu nga kjo shoqatë tha se nuk është hera e parë që realizohet një projekt i tillë.
Drejtori i shkollës Zekeria Rexha, Pleurat Rudi ndër të tjera u shpreh falenderues për bashkëpunimin që kanë me shoqatën “Bereqeti”, në vazhdimësi.
Shoqata “Bereqeti” do të angazhohet që edhe në të ardhmen të ndihmojë që nxënësit të kenë një edukim sa më cilësor dhe të barabartë, u tha prej këtu.