Shkon në 11 mijë numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në 11 mijë, derisa ekspertët paralajmërojnë që kjo shifër do të rritet akoma.

Deri më tani nuk dihet numri i saktë i qytetarëve sirianë që humbën jetën nga tërmeti, për faktin se disa zona kontrollohen nga rebelët dhe ekipet e shpëtimit po hezitojnë të nisen atje.

Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i cili po viziton zonat e prekura turke nga tërmeti, ka njoftuar se deri më tani kanë humbur jetën 8754.

Kujtojmë që dy tërmet goditën Turqinë javën e kaluar, duke arritur të bëhen pothuajse më vdekjeprurës sesa ai i vitit 1999, ku si pasojë humbën jetën 17 mijë persona.

E duke marrë parasysh se numri i viktimave është duke u rritur nga çasti në çast, një gjë e tillë ka gjasë të ndodhë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vlerësohet se numri final i viktimave mund të arrijë në 20 mijë. /Telegrafi/

Read Previous

Hill: SHBA-të duan të jenë pjesë e procesit dhe garantues i rezultatit të negociatave Kosovë-Serbi

Read Next

Zbriten çmimet e vezëve, qumështit dhe sheqerit – vazhdojnë të mbesin të shtrenjta disa produkte bazike