Shkeljet e të drejtave të njeriut në Katar, reagon Amnesty International

Një muaj para ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, Organiza Ndërkombëtare joqeveritare për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”, raportoi se abuzimet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në një shkallë të lartë në Katar.

Në një raport përfundimtar para turneut, Amnesty-i tha se është bërë përparim nga shteti i Katarit në mbrojtjen që u ofron punëtorëve emigrante.

Por rregulloret e dobëta dhe mungesa e zbatimit do të thotë për Katarin se ka “ende shumë rrugë për të bërë”.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Amnesty-i bëri thirrje për mbështetje nga Katari dhe Organi Qeverisës Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit, “FIFA”-s për kompensimin financiar për punëtorët.

Në mesin e vëzhgimeve, raporti zbulon se punëtorët mbeten të cenueshëm ndaj shfrytëzimit, të cilët punojnë 18 orë në ditë pa një ditë pushimi.

Më tej, Amnesty-i argumenton se ka pasur kërkime të pamjaftueshme për mijëra vdekje të punëtorëve, të cilët punojnë në ndërtim gjatë dekadës së fundit.

Raporti gjen gjithashtu gjurmë të sistemit të shfuqizuar të Kalafa-s (sistemi i përdorur për monitorimin e punëtorëve emigrantë) në vend dhe thotë se pagat ende u ndalohen punëtorëve.

Muajin e kaluar, Shoqata Angleze e Futbollit miratoi një skemë kompensimi për punëtorët dhe familjet e tyre të përfshirë në ndërtimin e infrastrukturës së Kupës së Botës, në Katar.

Atyre iu bashkuan një numër shoqatash të tjera, një ndër to edhe Federata e Futbollit të Shteteve të Bashkuara, e cila e shtoi emrin e saj këtë javë.

Organizatorët e FIFA-s dhe të Kupës së Botës, ende nuk e kanë konfirmuar angazhimin e tyre ndaj një skeme të tillë. /Albanianpost.com

Read Previous

Szunyog: Po vazhdojmë mbështetjen ndaj Kosovës në përmirësimin e administratës publike

Read Next

​ATK pozicionohet si lidere në raportin e PEFA