Shkarkohet drejtori i Milanit, ‘spiunoi’ te Guardia Di Finanza për shkeljet administrative

Milani po bëhet gati të mbyllë një sezon të turbullt në aspektin sportiv, por edhe atë administrativ.

Kuqezinjtë janë ende nën hetim nga Guardia Di Finanza, e cila po shqyrton dokumentacionin që sekuestroi nga klubi në lidhje me pronësinë.

Për këtë çështje janë nën hetim ish-administratori Ivan Gazidis, ashtu si edhe ai aktual, Giorgio Furlani.

Të dy dyshohet se kanë manipuluar dokumentacione pa treguar që në fakt “Elliot” kontrollon ende klubin kuqezi dhe jo kompania “RedBird”.

Çdo gjë lindi nga një prezantim i krijuar për investitorë potencialë arabë, që përfundoi në duart e hetuesve.

Aldo Savi, drejtori Financiar dhe Administrativ i Milanit, ishte ai që ua dha autoriteteve dokumentin që lë të kuptohet se fondi “Elliot” është ende në pronësi të klubit, duke çuar në bastisjet e ambienteve të klubit, por edhe të shtëpive të drejtuesve kuqezinj nën hetim.

Një vendim i drejtuesit që çoi në pushimin e tij nga puna, siç kanë zbuluar mediat italiane që kanë bërë publik sot lajmin për largimin e Savit nga Milani./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

SHBA, optimiste për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Read Next

Tuchel: Ndaj Realit do të jetë ndeshja më e madhe