Shkak i një borxhi, sulmohet me thikë një person në Gjakovë

Borxhi që ia mori një personi, i doli “dardhë me bisht” një qytetari në fshatin Molliq të komunës së Gjakovës.

Për shkak se nuk arriti t’ia kthente borxhin, personi që ia kishte dhënë huan e sulmoi me thikë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin gjatë ditës së djeshme, ndërkaq i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali

Read Previous

Sot zhvillohen dy duele në Superligë

Read Next

Barcelona ka humbur 130 milionë euro nga sponsorët pas largimit të Messit