UFC 333 sjell trilogjinë Yan–Dvalishvili dhe sfidën e madhe për Volkanovskin
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Budapest, ku do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Vizita, siç thuhet në njoftim, po zhvillohet me ftesë të presidentit hungarez, Andras Baka, me të cilin presidentja e vendit pritet të zhvillojë edhe një takim bilateral.
“Në ceremoninë përkujtimore, e cila shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne të Hungarisë dhe përpjekjen e popullit hungarez për liri e pavarësi, Presidentja Shiroka Pula do të jetë në mesin e afro 100 liderëve dhe përfaqësuesve politikë nga vende të ndryshme të botës.Në kuadër të agjendës së Presidentes Shiroka Pula në Hungari është paraparë edhe një takim me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në këtë shtet”, thuhet në njoftim.