Në të shumtën e rasteve virozat kalojnë vetë pa pasur nevojë për mjekime, por ka raste edhe kur kërkohen trajtime nga profesionistët. Doktoresha Meri Komani-Nagavci thotë se në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë ditëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me grip sezonal, e që sipas doktoreshës ky është një infeksion viral i rrugëve të frymëmarrjes që shfaqet çdo vit sidomos gjatë muajve të ftohtë.
Shënohet rritje e ndjeshme e rasteve me grip sezonal