Shënohet 19-vjetori i demonstratës së 10 shkurtit 2007

Lëvizja Vetëvendosje sot do të organizojë disa aktivitete përkujtimore me rastin e shënimit të 19-vjetorit të demonstratës së 10 shkurtit 2007.

Sipas agjendës, aktivitetet do të zhvillohen si në vijim:

Në ora 11:00 do mbahen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në Prishtinë, në ora 12:00 do të mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardin “Nënë Tereza”, Prishtinë, kurse në ora 14:00 do të ketë homazhe te varri i Mon Balajt, në Besianë.

Kujtojmë se atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave, u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia rumune e UNMIK-ut.

Po ashtu mbetën të plagosur edhe mbi shumë aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës. /RTKLive

Read Previous

SHBA dorëzojnë komandat kryesore të NATO-s te Evropa, sipas kërkesës së Trump

Read Next

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës