Shehu: Bizneset gjakovare do ta kenë mbështetjen e duhur

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Shefqet Shehu, ka vizituar kompaninë NEU PLAST SHPK, me ç’rast ka theksuar se bizneset gjakovare do te kenë mbështetjen e duhur.

“Ishim, pamë, diskutuam, u motivuam; me produktet e me ekipin e tyre kampion. U zotuam se do të jemi krahu i djathtë në rrugëtimin e tyre të suksesshëm. Bizneset gjakovare kurrë nuk do t’i lemë vetëm. Jemi me ta – jemi për ta – jemi për ekonominë tonë të zhvilluar.
Këtu punën e bëjnë për MARAK – sipas standardeve më të larta. E falë kësaj pune, dyert e dritaret e tyre tashmë kanë arritur deri në Zvicër e Gjermani.  Storie FANTASTIKE.
Haxhi, Bera, Arianit dhe i gjithë stafi juaj; FALEMINDERIT për të gjitha”, ka shkruar Shehu në rrjetin e tij social.

Read Previous

Osmani javën tjetër në New York për takime e aktivitete

Read Next

Parashikimi i motit për sot