Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi sot, gjatë vizitës në Kiev, se do të “përshpejtojë” procesin e anëtarësimit të Ukrainës.
Shefja e BE-së i dorëzoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një pyetësor, i cili do të jetë një pikënisje për vendimin për anëtarësimin në BE.
“Nuk do të jetë si zakonisht çështje vitesh për të formuar këtë opinion, por mendoj se është çështje javësh”, tha ajo.
Premtimi erdhi pasi Ursula von der Leyen tha, në një konferencë për media, se Rusia do të “bie në shkatërrim ekonomik, financiar dhe teknologjik”, ndërsa Ukraina marshon drejt “të ardhmes evropiane”.
/KlanKosova/