Shefi i UNMIK-ut pas Kurtit takon edhe Vuçiqin

Përpara seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, bisedoi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ata biseduan për rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç dhe Tanin biseduan para sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilin do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut.

Tanin dhe presidenti Vuçiq shkëmbyen mendime mbi çështjet që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku Tani ka përsëritur angazhimin e KB për të mbështetur dialogun me ndihmën e BE-së”, thuhet në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të KB, raporton RTS.

Një ditë më parë, Tanin bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, rreth dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.

Kryeministri Kurti dhe Tanin u pajtuan se në këto ditë të vështira të pandemisë që ka përfshirë globin, prioritet i çdo qeverie duhet të jetë shëndeti dhe jeta e njeriut. Ata folën edhe për mbledhjen e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sot.

Read Previous

Albulena Haxhiu paralajmëron ndryshime ligjore për ndjekjen e krimeve të luftës

Read Next

Zvogëlohet për mbi 41 për qind numri i testimeve kundër COVID-19 në Kosovë