Shefi i OKB-së: Izraeli dhe Hamasi të arrijnë marrëveshje armëpushimi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se Izraeli dhe Hamasi duhet të arrijnë një marrëveshje me aksionet kaq të larta.

“Për hir të popullit të Gazës, pengjeve dhe familjeve të tyre, dhe rajonit dhe botës më gjerë – inkurajoj fuqimisht qeverinë e Izraelit dhe udhëheqjen e Hamasit që të arrijnë një marrëveshje në negociatat e tyre”, shkroi ai në një postim në X.

“Pa këtë, kam frikë se lufta do të përkeqësohet në mënyrë eksponenciale.” /abcnews.al

Read Previous

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Read Next

Cameron: Ukraina ka të drejtë të sulmojë territorin rus me raketa britanike