Shefi i NATO-s: Nuk duhet ta largojmë vëmendjen nga Ukraina

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar udhëheqësve evropianë të mos e humbasin vëmendjen nga kriza e Ukrainës.

Duke folur në Davos, ai tha se ishte thellësisht i shqetësuar se procesi i vazhdueshëm i paqes dhe paketa e ndihmës prej 90 miliardë eurosh e rënë dakord nga Evropa mund ta zhvendosin vëmendjen nga Ukraina në kriza të tjera, siç është ajo e Grenlandës.

Ai tha se fokusi në Ukrainë duhet të jetë përparësia numër një dhe se Ukraina duhet të vijë e para sepse është thelbësore si për sigurinë e SHBA-së ashtu edhe për atë evropiane./reporteri

Read Previous

Policia e Kosovës: 50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Read Next

Çka është Bordi i Paqes për Gazën në të cilin u ftua Kosova?