Policia e Kosovës: 50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2484 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 11 persona, prej të cilëve 10 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Presidentja Osmani ftohet nga Trump që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën

Read Next

Shefi i NATO-s: Nuk duhet ta largojmë vëmendjen nga Ukraina