Shefi i CIA-s në Moskë, Wall Street Journal: Paralajmërim Rusisë kundër çdo sulmi ndaj vendeve anëtare të NATO-s

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, zhvilloi një vizitë të papritur në Moskë, ku sipas burimeve të cituara nga “Wall Street Journal” dhe CBS News, mesazhi kryesor i tij ishte paralajmërimi ndaj Rusisë kundër çdo sulmi ndaj vendeve anëtare të NATO-s.

Vizita, e cila nuk ishte njoftuar paraprakisht nga autoritetet amerikane, zhvillohet në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Moskës. Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane të raportuara nga mediat, Rusia mund të përpiqet në vitet e ardhshme të testojë unitetin dhe vendosmërinë e NATO-s përmes një veprimi të kufizuar ushtarak ose aksioneve të tjera provokuese.

Burimet amerikane kanë përmendur si skenarë të mundshëm edhe sulme kibernetike, operacione hibride apo veprime të kufizuara ushtarake që do të synonin të testonin reagimin e aleancës, pa kaluar domosdoshmërisht në një konflikt të gjerë.

Read Previous

Rusia po rekruton kriminelë për sabotazhe në Evropë

Read Next

Si u përfshi Kosova në lajmet e rrejshme për zjarret në Serbi