ShBA: Tetë përqind e të vaksinuarve anashkalojnë dozën e dytë të vaksinës

Kur Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan kohët e fundit se pothuajse tetë përqind e milionave që kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër COVID-19 nuk ishin kthyer për të marrë dozën e dytë që u duhej.

Kjo ka ngritur shqetësime tek autoritetet pasi mund të pamundësohet arritja e imunitetit të tufës.

Por ekspertët e shëndetësisë thonë se ajo që është më befasuese është se sa i ulët është ky numër, dhe se kjo tregon nevojën për të informuar njerëzit për rëndësinë e dozës së dytë për mbrojtjen e tyre dhe të të tjerëve, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova

Dy nga vaksinat që përdoren në Shtetet e Bashkuara – vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna – kërkojnë që njerëzit të marrin një dozë të dytë për të marrë mbrojtjen maksimale që vaksinat mund të sigurojnë.

Por se nuk është e pazakontë që njerëzit të heqin dorë nga një dozë e dytë që kërkohet, thonë ekspertët e shëndetit.

Read Previous

CNN: Durrësi, Dubai i vogël i Mesdheut

Read Next

Gjakovë, 15 raste pozitive me Covid-19