ShBA nuk është përfshirë në asnjë operacion, thotë Blinkeni pas sulmit izraelit ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë në asnjë operacion sulmues, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, pasi një zyrtar amerikan i tha CNN se Izraeli kishte nisur një sulm ndaj Iranit.

“Ajo në të cilën jemi fokusuar, ajo në të cilën është fokusuar G7, dhe përsëri, ajo reflektohet në deklaratën tonë dhe në bisedën tonë, është puna jonë për të de-përshkallëzuar tensionet”, tha Blinkeni.

ShBA-së iu dha një njoftim paraprak të enjten për një sulm të synuar izraelit në ditët në vijim, por nuk e miratoi përgjigjen, tha më parë një zyrtar i dytë i lartë amerikan./Klankosova.tv

Read Previous

BE: Të gjitha marrëveshjet e arritura Kosovë- Serbi duhet të implementohen, dështimi nënkupton pasoja

Read Next

Zidane po i rikthehet punës së trajnerit