SHBA liston Kosovën si shtet me rrezikshmëri shumë të lartë nga COVID-19

Si shkak i gjëndjes së rëndë në Kosovë me raste pozitive vazhdimisht në rritje, SHBA-të kanë ndërmarrë masa të reja.

Teksa gjëndja me Covid-19 është duke u përkeqësuar globalisht, SHBA-të kanë listuar Kosovën përkrah me 5 shtete tjera si zona të rrezikut shumë të lartë.

Kjo do të thotë se udhëtimi për në Kosovë është i ndaluar për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Ndër shtetet e tjera që janë shtuar në listë së bashku me Kosovën jane Bahamas, Haiti, Lebani, Maroku, dhe Sint Maarten.

Të gjitha shtetet që i përkasin listës së zonave me rrezikshmëri shumë të lartë (ose ndryshe të nivelit 4) kanë mbi 500 raste pozitive për 100 mijë banorë bremda 28 ditëve të fundit.

Kosova ishte e listuar në nivelin 3 të rrezikshmërisë deri tani, por me shtimin masiv të rasteve pozitive që ka pasur 2 javët e fundit kjo ka ndryshuar.

Ky ndryshim që është bërë do të vlejë për udhëtarët nga Kosova që udhëtojnë në SHBA dhe anasjelltas. Për momentin nuk ka ndonjë informatë se sa kohë do të zgjas kjo.

Edhe pse gjatë ditëve të fundit ka pasur fluks të qytetarëve në qendrat e vaksinimit, duket se është e vështirë që të kontrollohet virusi për shkak se përhapja masive veçse kishte filluar para kësaj.

Gjithashtu ka pasur raste ku personat e vaksinuar janë infektuar pavarësisht marrjes së dy dozave, gjë që tregon se sa e rrezikshme dhe e rëndë është situata.

/Reporteri/

Read Previous

“Kurrgjë s’ka folë”, avokati i Dardan Krivaqës: Nuk e kundërshtoi masën e paraburgimit

Read Next

Kërcënimet në Spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë