Kërcënimet në Spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë

Rritja e rasteve me virusin Covid-19 ka bërë  shtretërit në spital të mbushen  nga dita në ditë dhe të vështirësohet ecuria e punës përshkak të kapaciteteve. Gjithë përsonat e hospitalizuar në këtë mjedis shëndetësor po trajtohen sipas protokoleve të ministrisë së shëndetësisë.

Mirëpo ka qytetarë të atillë të cilët konsiderojnë se familjari i tyre nuk e ka vëmendjen e duhur në kuadër të trajtimit. Ata shpesh kërkojnë gjëra që mund të jenë jashtë normave mjekësore. Të gjendur në një situatë të tillë mund të ketë edhe keqkuptime madje edhe kërcënime nga ana e qytetarëve kundrejt mjekëve. Ai tutje ka shtuar se ka pasur raste kur familjarë të pacientave kanë krijuar incidente dhe se është kërkuar edhe ndihma e policisë.

Sylejmani gjithashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që familjarët e tyre trajtohen për covid 19, që të kenë mirëkuptim me palën sepse çdo incident i krijuar e veshtirëson punen dhe trajtimin e pacientave.

Read Previous

SHBA liston Kosovën si shtet me rrezikshmëri shumë të lartë nga COVID-19

Read Next

Infermierët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë, i quajnë nënçmuese shtesat për punonjësit shëndetësor