SHBA-ja synon ta “fortifikojë” Ballkanin Perëndimor

Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, u miratua nga Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim. Masa vjen në kohën e “ankthit të shtuar në SHBA” për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, thonë analistët.

Kjo pasi jo më larg se muajin e kaluar inteligjenca amerikane publikoi një raport ku tha se Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndër etnike gjatë vitit 2024.

Raporti i zyrës së drejtorit të Inteligjencës kombëtare të SHBA-së paralajmëroi se udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik, ndërkohë që aktorët e jashtëm përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të ruajtur ndikimin e tyre në rajon. /Rel/Telegrafi/

Read Previous

Brukseli propozon rikthimin e lëvizshmërisë para Brexit për të rinjtë në MB dhe BE

Read Next

Ekonomia globale do të tkurret 19% deri në 2049 për shkak të ndryshimeve klimatike