Brukseli propozon rikthimin e lëvizshmërisë para Brexit për të rinjtë në MB dhe BE

Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave me Mbretërinë e Bashkuar për të lejuar lëvizshmërinë para Brexit-it për miliona 18-30-vjeçarë.

Po ashtu ka njoftuar se do të kërkojë miratimin nga liderët individualë të BE-së për të filluar bisedimet, të cilat mund të eliminonin pjesërisht një nga elementët më të diskutueshëm të Brexit, një bllok mbi të drejtën për të jetuar në vendet e njëri-tjetrit, megjithëse për një periudhë të kufizuar dhe me kushte.

Duke iu referuar marrëveshjes tregtare pas Brexit për Irlandën e Veriut, presidentja e komisionit Ursula von der Leyen, ka thënë se “që kur kemi marrëveshjen Windsor në fuqi, marrëdhënia ka qenë shumë më konstruktive”.

“Sigurisht që ka tema ku mund të kemi bashkëpunim më të ngushtë dhe tema e lëvizshmërisë së të rinjve është në interesat tona, sepse sa më shumë që të kemi lëvizshmëri të të rinjve në të dy anët e kanalit, aq më shumë rrisim gjasat që të jemi në marrëdhënie të mira sepse brezi i ardhshëm e njeh njëri-tjetrin shumë mirë”.

Sipas marrëveshjes së parashikuar, qytetarët e BE-së dhe Britanisë së Madhe të moshës 18 deri në 30 vjeç do të mund të qëndrojnë deri në katër vjet në vendin e destinacionit, sipas Komisionit Evropian.

Nëse bihet dakord, një vizë e skemës së lëvizshmërisë së të rinjve do të lëshohet në ato vende që marrin pjesë, me kushte të mundshme duke përfshirë një kërkesë për sigurim shëndetësor dhe dëshmi të fondeve të mjaftueshme për jetesë, një veçori e skemave të tjera të lëvizshmërisë në mbarë botën.

“Objektivi do të ishte lehtësimi i shkëmbimeve të të rinjve, duke e bërë më të lehtë për qytetarët e rinj të BE-së të udhëtojnë, të punojnë dhe të jetojnë në Mbretëri të Bashkuar, me reciprocitet për shtetasit e rinj të Mbretërisë së Bashkuar në një shtet anëtar”, ka detajuar komisioni.

Vendimi i komisionit, i cili në të kaluarën ka qenë ashpër kundër bërjes së çdo lëshimi për Mbretërinë e Bashkuar të kërkuar që nga Brexit, shihet si një përparim në marrëdhëniet MB-BE.

Por propozimi për hapjen e negociatave duhet së pari të miratohet nga liderët e BE-së.

Nëse miratohet, do të thotë se miliona të rinj mund të shkojnë në MB për të mbushur boshllëkun e lënë nga Brexit në sektorin e mikpritjes dhe gjithashtu në universitete.

Çka do të thotë se puna sezonale, nga puna në restorante e deri te ato në vendpushimet e skive, do të jetë sërish e disponueshme për të rinjtë britanikë në vendet e BE-së.

Po ashtu mund ta bëjë më të lehtë për universitetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së rekrutimin e studiuesve, veçanërisht ata të përfshirë në programin e kërkimit shkencor Horizon.

Sipas skemës, parashikohet gjithashtu që sistemi i tarifave të shtëpive të studentëve të universitetit të rikthehet në të dy drejtimet, duke i dhënë fund tarifave gjymtuese jashtë shtetit, të cilat ndonjëherë arrinin në më shumë se 40 mijë paund në vit.

Në njoftim, komisioni ka thënë se kishte vepruar pasi Mbretëria e Bashkuar kishte bërë qasje ndaj vendeve individuale të BE-së, të njohura si Franca, për të hapur një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve.

Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kanë argumentuar se nuk do të ishte një kthim prapa në një nga elementët kryesorë të Brexit, fundi i lëvizjes së lirë për qytetarët britanikë.

Ata argumentuan se Franca tashmë kishte një marrëveshje të tillë me Kanadanë dhe Australia kishte një marrëveshje të ngjashme me Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe se do të ishte një mënyrë e rëndësishme për të nxitur shkëmbimin kulturor për brezat e ardhshëm.

Deklarata e komisionit ngre një mundësi që mund të hapë rrugën për vendet universitare në vendet e njëri-tjetrit nëse shtetet anëtare dhe Britania e Madhe e shohin të arsyeshme.

Dhe marrëveshja “do të sigurojë gjithashtu trajtim të barabartë midis qytetarëve të BE-së dhe MB-së në lidhje me tarifat e shkollimit të arsimit të lartë”, thuhet në deklaratë.

Komisioni sakaq ka theksuar se një skemë e lëvizshmërisë së të rinjve nuk do të rivendoste lëvizjen e lirë pasi do të vinte me kushte duke përfshirë një qëndrim të kufizuar në vendet e njëri-tjetrit.

“Marrëveshja e parashikuar do të parashikonte lëvizje të kufizuar në kohë, në varësi të plotësimit të kushteve që duhen kontrolluar përpara se lëvizshmëria të ndodhë. Kushtet duhet të plotësohen edhe gjatë qëndrimit. Nuk ka të bëjë me dhënien e shtetasve të rinj në Mbretërinë e Bashkuar përfitimet e lirisë themelore të lëvizjes që gëzojnë qytetarët e BE-së”.

Dhe se Brexit kishte “ndikuar veçanërisht në mundësitë për të rinjtë për të përjetuar jetën në anën tjetër të kanalit dhe për të përfituar nga shkëmbimet rinore, kulturore, arsimore, kërkimore dhe trajnimi”.

Referuar komisionit, një marrëveshje në mbarë bllokun ishte e preferueshme për një seri dypalëshe pasi do të siguronte trajtim të barabartë për çdo person në skemë./Albanianpost.com

Read Previous

Kurti dhe VV në fushatë kundër BDI – Talat Xhaferin në Prishtinë e takoi vetëm Presidentja Osmani

Read Next

SHBA-ja synon ta “fortifikojë” Ballkanin Perëndimor