SHBA-ja ofron 250 milionë € investim në sektorin e energjisë për Kosovën, njofton ministrja Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook ka dhënë një lajm të mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rizvanolli ka njoftuar se SHBA-ja, ka ofruar afro 250 milionë € investim në sektorin e energjisë për Kosovën.

“Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik.

Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata”, ka shkruar ministrja./Sinjali/

Read Previous

Vendi ku ende s’është regjistruar asnjë rast me COVID-19

Read Next

Komuna e Gjakovës publikon listën përfundimtare për përfituesit e subvencioneve në DKRS