Shaip Kastrati fiton kampionatin komunal të shahut për të verbër

Shahistë të dëshmuar nga shoqata e të verbërve në Gjakovë sot u bënë pjesë e kampionatit komunal të shahut. Pjesëmarrës ishin tetë shahistë katër prej të cilëve si më të mirët do të përfaqësojnë Gjakovën dhe Kosovën në kampionatin e Kosovës.
E veçantë e garës ishte se kësaj radhe pati edhe shpërblim në vlerë monetare prej 50€ për fituesin.

Mark Pjetraj, kryetar i klubit të shahistëve të të verbërve në Gjakovë tha: “Përveç kampionit, ne do përgatisim edhe tre të parët në garën e shah-ut për ta përfaqësuar denjësisht Gjakovën, pse jo dhe Kosovën..” ai tutje falënderoi dhe Ministrinë për Rini, Kulturë dhe Sport, për përkrahjen në këtë garë.

Në mesin e shahistëve të zot është edhe Shaip Kastrati i cili ka rreth 50 vite që luan shah. Ai na tha se që në nga fëmijëria e deri më sot këtë lojë e luan me shumë pasion dhe synon cdo herë të dal fitues, ashtu siç edhe doli në këtë garë.

Read Previous

Alkent Pozhegu portretizon Joe Biden

Read Next

Sukseset e “1 thes me veti” në mediat evropiane