Sergi Roberto: Real Madrid? Ne kemi skuadrën më të mirë në botë

Sergi Roberto është i bindur se Barcelona do të ofrojë një tjetër version në ndeshjen e dytë të këtij parasezonal, këtë të shtunë kundër Real Madridit në Dallas.

Pas disfatës së pësuar ndaj Arsenalit në Los Anxhelos, Blaugranat e dinë se nuk mund të përballojnë një humbje të këtij kalibri në një El Clasico.

Për ndeshjen El Clasico dhe raportin e skuadrave me Real Madridin ka folur njëri nga kapitenët e Barcelonës, Roberto.

“Një El Clasico është gjithmonë e veçantë, por ne kemi luajtur vetëm një ndeshje. Kishim ato problem me stomakun’, ka thënë spanjolli.

“Është ndeshja e dytë e parasezonit, por kundër Real Madridit gjithmonë duhet të dilni dhe të fitoni”.

“Për mua ne kemi skuadrën më të mirë në botë. Për të luftuar për gjithçka. Ne tashmë fituam La Ligën. Ne nuk ishim aty në Ligën e Kampionëve”.

“Unë besoj plotësisht te lojtarët. Ne kemi një skuadër shumë të mirë dhe nëse dikush vjen, ata do të jetë i mirëpritur”, përfundoi Roberto. /Telegrafi/

Read Previous

Zbulohet një objekt qiellor në galaktikën tonë që shkëlqen çdo 20 minuta

Read Next

Fokusi i Zuckerberg-ut tani është ruajtja e nivelit të përdoruesve në Threads