GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka ndarë disa fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas kthimit të tij në Kosovë nga Rambujeja.
Selimi në postimin e tij ndan edhe foto nga takimi i Thaçit me ish me ish-Sekretarin e Jashtëm britanik Robin Cook, përcjell Express.
‘’Rrallë të publikuara, fotografi të udhëheqësit politik fitimtar të UÇK-së, Hashim Thaçi, gjatë kthimit në Kosovë në fillim të verës së vitit 1999. Fotografitë nga ditët e para përfshijnë edhe takimin e tij me ish-Sekretarin e Jashtëm, Robin Cook. Fotot nga Christopher Morris. Ne presim që Thaçi të kthehet përsëri fitimtar’’, ka shkruar Selimi.
https://x.com/Petrit/status/2031665175112106444?s=20