Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kritikon komunitetin ndërkombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për “mosveprim” në reagimin ndaj vuajtjeve të palestinezëve në Rripin e Gazës.

Në një lidhje video, Guterres e ka quajtur situatën një “krizë morale që sfidon ndërgjegjen globale”, duke e bërë këtë deklaratë para asamblesë globale të Amnesty International.

Ai ka theksuar se më shumë se 1 mijë palestinezë janë vrarë ndërsa kanë tentuar të arrijnë ushqim që nga 27 maji, sipas të dhënave të OKB-së.

“Bota është në një betejë globale për dinjitetin njerëzor, për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë,” ka thënë ai.

Guterres ka shprehur shqetësimin e tij për nivelin e indiferencës dhe mosveprimit që po shihet nga shumë njerëz në komunitetin ndërkombëtar, duke shtuar: “Nuk mund ta shpjegoj nivelin e indiferencës dhe mosveprimit që shohim nga shumë njerëz në komunitetin ndërkombëtar – mungesën e dhembshurisë, mungesën e së vërtetës, mungesën e njerëzimit.”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Krejt çka thanë diplomatët perëndimorë pas dështimit të 52-të

Read Next

Zjarri në Delvinë të Shqipërisë ende aktiv