Salah dëshiron largimin nga Liverpooli në fund të këtij sezoni

Sulmuesi Mohamed Salah po dëshiron largimin nga skuadra e Liverpoolit në fund të këtij sezoni dhe Paris Saint-Germaini ka shprehur menjëherë interesim për transferimin e tij.

“Le Parisien”. Te PSG-ja, po e shohin Salahun si zëvendësim ideal për francezin Kylian Mbappe që pritet të largohet këtë verë. Salah ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin që i skadon në vitin 2023 dhe është i gatshëm të vazhdojë karrierën në një ligë dhe klub tjetër.

Këtë edicion, Salah ka shënuar 29 gola në 46 ndeshje kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro. 28-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli./Koha.net/

Read Previous

Keni probleme me tretjen?

Read Next

Cilat ushqime përkeqësojnë ekzemën?