Rusia i kërkon Gjermanisë mbi 80 milionë dollarë dëmshpërblim për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore

Prokurorët rusë të enjten i kërkuan Gjykatës së Moskës të njohë krimet e kryera nga Gjermania naziste në rajonin e Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore si gjenocid, duke e vlerësuar dëmin në rreth 82.3 miliardë dollarë.

Sipas Reuters, është e paqartë nëse një veprim i tillë është një prelud i kërkesave të reja të Rusisë për kompensim financiar nga Gjermania moderne, me të cilën marrëdhëniet janë tensionuar nga lufta në Ukrainë.

Prokurorët i kërkuan Gjykatës së Qarkut të Moskës të “njohë krimet e vërtetuara dhe të zbuluara së fundmi të kryera nga pushtuesit fashistë gjermanë” në rajonin e Moskës midis tetorit 1941 dhe janarit 1942 si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenocid kundër popullit sovjetik.

Më shumë se 26,000 njerëz u vranë në rajon gjatë asaj periudhe, ndërsa qytetarët sovjetikë iu nënshtruan torturave, plaçkitjeve, punës së detyruar dhe dëbimit, thuhet në deklaratë.

Reuters raporton se rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë vdiqën në atë që Rusia e quan Lufta e Madhe Patriotike. Rikujtojmë se edhe Polonia ka kërkuar dëmshpërblime nga Gjermania, e cila ka kërkuar të paguhet 1.3 miliardë dollarë.

/abcnews.al

Read Previous

Neuralink i Elon Musk-ut merr miratimin e FDA për studimin klinik të implanteve të trurit tek njerëzit

Read Next

Klopp: Zona Champions nuk ndikon në merkato