Rubio: I shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit Rusi-Ukrainë

Credit: Reuters

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, shprehu shqetësim në lidhje me rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës pas sulmeve me dronë ukrainasë që goditën objektet energjetike dhe ushtarake në Shën Petersburg, shkruan rainews.it.

“Ajo që ka ndryshuar në muajt e fundit është se Ukraina është bërë gjithnjë e më efektive në kryerjen e sulmeve me rreze të gjatë veprimi thellë në territorin rus, dhe mendoj se kjo është një nga arsyet që na kujton pse është e rëndësishme të përpiqemi t’i japim fund luftës”, shton ai.

”Ti japim fund nëse është e mundur, sepse rreziku i përshkallëzimit është real, më shumë sesa ishte dy vjet më parë”, tha Rubio në një seancë dëgjimore në Senat. /ATSH/

Read Previous

Berisha: Po përgatitet antimiting në Vlorë ndaj protestës qytetare për Zvërnecin

Read Next

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Ky është parashikimi i Eden Hazard