Rubio: I shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit Rusi-Ukrainë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në seancën e sotme plenare të Kuvendit se qeveria ka vendosur që të organizojë një antimiting në Vlorë, për projektin e Zvërnecit.
Sipas tij, ky është një “akt i turpshëm dhe përçarës”, duke paralajmëruar se nuk do të tolerohen sulmet ndaj protestës qytetare.
Berisha tha se u janë dërguar mesazhe punonjësve të administratës në Fier, Lushnjë dhe në jug të vendit që të marrin pjesë në protestë.
“Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute antimitingjet tuaja nuk do tolerohen. Antimitingjet tuaja do të marrin atë përgjigje që do të mjeroni për të”, tha Berisha.
“Të marrësh nëpunësit e të dalësh në antimiting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? A ka akt më absurd? Është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë! Anulojeni! Keni dërguar mesazhe të gjithë punonjësve të Fierit, Lushnjës, të gjithë Jugut”, tha Berisha.
Sipas Berishës veprimet e qeverisë ngjasojnë me praktikat e “antimitingjeve” të periudhës komuniste.
Kreu i PD-së theksoi se duhen ndjekur rregullat dhe të mos përdoret dhuna ndaj një proteste qytetare.
“Paska një njeri që nxjerr këtë parullat e nuk përfaqëson tërësinë aty. Ndaj dhe është fashiste, staliniste, praktika e antimitingjeve. Hiqni dorë! Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë. Gjithçka është terri dhe mungesa totale e transparencës”, tha Berisha. /ATSH/