Rritet numri i të hospitalizuarve në repartin e pediatrisë

Në repartin e pediatrisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” është rritur numri i fëmijëve të hospitalizuar dhe vizitave, krahasuar me muajin e kaluar ku numri i pacientëve ishte dukshëm më i vogël. Doktoresha kujdestare Jeta Pruthi tha për televizionin Syri se shkaku i rritjes së numrit është sezona në të cilën ndodhemi.

Të hospitalizuar janë fëmijët kryesisht me bronhite obstructive dhe diarre, shqetësime të cilat janë më të zakonshmet në këtë fillim pranvere theksoj më tej doktoresha.

Tutje doktoresha lut prindërit të ruajnë fëmijët të cilët vuajnë nga alergji të ndryshme dhe të mos i ekspozojnë shumë në natyrë, si dhe ti përmbahen këshillave të mjekut dhe terapisë. Në këtë repart numri i fëmijëve të hospitalizuar aktualisht është rreth 30.

Read Previous

Vula: Në Vjenë veprat që u ekzekutuan nga ne u mirëpritën nga audienca

Read Next

Banorët e rrugës “Kruja” në fshatin Orize kërkojnë rregullimin e infrastrukturës