Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti, bandat pengojnë punën e grupeve të kërkim-shpëtimit

Bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri ka tejkaluar shifrën 28 000 dhe shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë po shuhet me kalimin e ditëve.

Ekipet gjermane dhe austriake ndërprenë operacionet e kërkim-shpëtimit të shtunën, duke përmendur si shkak përplasjet midis grupeve të paidentifikuara. Siguria pritet të përkeqësohet, pasi furnizimet ushqimore pakësohen, tha një nga pjesëtarët e ekipeve.

Një zëdhënës i ushtrisë austriake tha se përleshjet midis grupeve të ndryshme në provincën Hatay kishin detyruar dhjetëra personel ndihme që të kërkonin strehim në një kamp. Disa orë pasi Austria ndërpreu përpjekjet e saj të shpëtimit, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtje, duke lejuar rifillimin e operacioneve të shpëtimit.

Dega gjermane e grupit të kërkim-shpëtimit ISAR dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (TSW) gjithashtu pezulluan operacionet, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Ndërkohë, Presidenti Erdogan tha se do të ndëshkonte këdo që shkel ligjin duke bastisur zonat e prekura nga tërmeti./A2CNN/

Read Previous

Austria dhe Gjermania pezullojnë operacionet e shpëtimit në Turqi

Read Next

Bertolt Brecht: Të hezitosh është gjë e mirë, nëse pastaj e bën gjënë e duhur