Rrëzohet një aeroplan në Tanzani me 43 persona në bord

Një aeroplan komercial i drejtuar nga Precision Air është rrëzuar në liqenin “Victoria” në Tanzani, sipas linjës ajrore.

Aeroplani mbante 43 persona, 26 prej të cilëve janë shpëtuar dhe dërguar në spital.

Një zëdhënës i Precision Air tha se avioni u rrëzua në liqenin më të madh të Afrikës pranë aeroportit Bukoba.

Nuk dihet menjëherë se sa pasagjerë ishin në bord apo nëse ka pasur viktima në aksident.

Presidenti i Tanzanisë bëri thirrje për qetësi teksa shpëtimtarët punonin në vendin e një avioni të rrëzuar.

Precision Air është një linjë ajrore Tanzaniane me bazë në Dar es Salaam.

/KlanKosova/

Read Previous

Drejtori i KDI-së: Qeveria mos t’i bashkohet valles së Vuçiqit – serbët e Kosovës jetojnë nën presionin e grupeve kriminale

Read Next

Roma – Lazio, formacionet e mundshme të Derby della Capitale