Rrëfimi i portierit të Holandës se si kishte paguar mafian që t’i kthente makinën e vjedhur

Ish-portieri i Foggias, Andries Noppert, i cili startoi për Holandën kundër Senegalit, kishte zbuluar në shkurt se duhej të ‘paguante mafian’ për të kthyer makinën e tij të vjedhur kur luante në Itali.

28-vjeçari kaloi një vit e gjysmë në Foggia në Serinë B, duke pranuar 12 gola në tetë paraqitje midis janarit 2018 dhe verës së 2019.

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal jo vetëm që e përfshiu atë në listën e tij me 26 lojtarë për Kupën e Botës, por gjithashtu e futi portierin – lojtari më i gjatë në Katar – në port në ndeshjen hapëse të të fituar 2-0 kundër Senegalit.

Shkurtin e kaluar, Noppert kishte folur për kohën e tij në Itali me një intervistë për ESPN, ku ai pranoi se kishte paguar mafian për të marrë makinën e tij të vjedhur.

“Makina ime u vodh, por unë munda ta ktheja nga mafia”, deklaroi ai.

Gjatë intervistës së tij, portieri iu referua edhe ‘ndjenjës së përgjithshme të pasigurisë’ që kishte në ish-klubin e tij në Itali.

Gjatë periudhës së tij në Foggia, ultrasit e kuqezinjve i vunë flakën makinës së Pietro Iemmello pas një disfate dhe përdorën mjete shpërthyese për të frikësuar pronarin Franco Sannella.

“Ne nuk mund të shkonim nëpër qytet pas humbjeve”, pranoi portieri.

“Ata (ultrasit) do të na shfrynin gomat e makinave ose do të bënin që bomba të shpërthenin në oborret tona”, kishte vazhduar ai. /Telegrafi/

Read Previous

Collina shpjegon pse po ka shumë lojë shtesë në ndeshjet e Kupës së Botës

Read Next

Belgjikë, hyn në fuqi java me 4 ditë pune