Ronaldo nuk mungon në “Euro 2024”

Ylli botëror i futbollit Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Portugalisë për Evropianin e sivjetmë që do të mbahet ne Gjermani. 

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez të martën ka publikuar listën e 26 lojtarëve të ftuar për “Euro 2024”.

Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, do ta udhëheqë Portugalinë në Evropianin në Gjermani, ndërsa për superyllin portugez mund të jetë ngjarja e fundit e madhe për të. 

Portugalia gjatë muajit qershor do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore para evropianit. Më katër qershor do të përballet me Finlandën, më 8 qershor me Kroacinë dhe më 11 qershor me Irlandën.
Portugalia gjendet ne grupin F, kurse ndeshjen e parë hapëse do ta ketë me Republikën Çeke më 18 qershor.

Lista e Portugalisë për “Euro 2024”:

Portierë: Diego Costa (Porto), Jose Sa (Wolverhempton), Rui Patricio (Roma)

Mbrojtës: Antonio Silva (Benfica), Danilo Pereira (Paris Saint-German), Diego Dalot (Manchetser United), Gonçalo Incio (Sporting), Joao Cancelo (Barcelona), Nelson Semedo (Wolverhempton), Nuno Mendes (Paris Saint-German), Pepe (Porto), Ruben Dias (Manchetser City)

Mesfushorë: Bruno Fernandes (Manchetser United), Joao Neves (Benfica ), Joao Palhinha (Fulham), Ruben Neves (Al-Hilal), Otavio (Al-Nassr), Vitinha (Paris Saint-German), Bernardo Silva (Manchetser City)

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Al-Nassr), Diego Jota (Liverpool), Francisco Conceiçao (Porto), Gonçalo Ramos (Paris Saint-German), Joao Felix (Barcelona), Pedro Neto (Wolverhempton), Rafael Leao (Milan)/Koha.net

Read Previous

Laura Fazliu lufton për medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos

Read Next

Në SHBA gjithnjë e më pak shoferë të rinj