Ronaldo: Dua të luaj edhe në Euro 2024

Sulmuesi i Manchester United , Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk ka menduar të pensionohet, ndërsa synim e ka edhe Kampionatin Evropian që zhvillohet pas dy vitesh.

Portugezi nuk ka qenë në formën më të mirë dhe ka pasur minutat pak në këtë sezon.

Ronaldo foli për të tashmen te Portugalia, duke treguar edhe ambiciet që ka.

“Unë ende ndihem i motivuar, ambicia ime është e madhe”.

“Unë jam në një ekip (Portugali) me të rinj, dua të jem pjesë e këtij Botërori, por edhe të luaj Euron e ardhshme (në vitin 2024). Jam i lumtur”.

“Me krenari shoh djemtë me të cilët kam luajtur, me të cilët do të luaj”, ka thënë Ronaldo.

/Telegrafi/

Read Previous

UEFA surprizon me formatin e ri të Superkupës së Evropës

Read Next

​Nuk deklarohet askush pas mbledhjes së Kryesisë, dy projektligje procedohen në qeveri