UEFA surprizon me formatin e ri të Superkupës së Evropës

UEFA dëshiron të reformojë tërësisht Superkupën e Evropës, me një format të ri prej katër klubesh pjesëmarrëse.

Teksa Champions League do të nisë reformën totale në sezonin 2024-25, UEFA nuk heziton të ndryshojë dhe Superkupën.

Sipas britanikes “The Guardian”, organi më i lartë që qeveris futbollin në Evropë do të shtojë dhe dy skuadra të tjera, pra një “final four”. Një metode e njohur në Superkupën e Spanjës.

Por, ku qëndron surpriza më e madhe?

Në Superkupë marrin pjesë aktualisht skuadra që fiton Champions-in dhe ajo që merr trofeun e Europa League. Ndërsa do të shtohet ekipi që triumfon në Conference League dhe ai që merr kampionatin në MLS amerikane.

Përveç pjesëmarrjes së skuadrës që triumfon në MLS, gjithashtu turneu do të mbahet në tokën amerikane. Kjo është parë si një mënyrë për të fituar të ardhura në një treg të madh si ai i SHBA-ve. /Albanianpost.com

Read Previous

Murati: Mërgata kontribuoi në rritjen e depozitave, vlera e tyre arrin në rreth 5 miliardë euro

Read Next

Ronaldo: Dua të luaj edhe në Euro 2024