Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në botë

Cristiano Ronaldo me dy golat e tij të shënuar ndaj Interit ka “shkruar historinë” duke u bërë me golashënuesi më i mirë në botë.

Sipas Marcas, CR7 mbrëmë ka shënuar edhe golin e 763 duke e kaluar Pelen dhe Josef Bicanin, ndonëse burime të ndryshme thonë Bican e ka kaluar edhe shifrën e 800 golave.

Ronaldo ka shënuar 31 herë me Sporting Lisbonën, 118 me Manchester United, 451 me Real Madridin dhe 111 për Juventusin. Ai ka shënuar 102 herë për Portugalinë.

Lojtari tjetër që mund t’i afrohet yllit të Juventusit është Lionel Messi i Barcelonës që ka shënuar 720 gola zyrtarë.

Read Previous

​Katër vjet nga vdekja e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli

Read Next

6 mijë e 429 raste aktive me COVID-19