Roma – Inter, derbi i kësaj jave në Serie A

Credit: Khel Now

Të shtunën mbrëma “Stadio Olimpico” do të jetë arenë e derbit Roma – Inter. Është kjo njëra nga sfidat më të rëndësishme të javës së shtatë të Serie A.

Derbi mes Romës dhe Interit luhet nga ora 20:45.

Statistika

Roma ka mbrojtjen më të mirë këtë edicion, kurse Interi ka sulmin më të fortë. Të dy skuadrat kërkojnë ta vazhdojnë formën e mirë në elitën italiane. Roma ka 15 pikë në pozitën e dytë, kurse Interi ka tri pikë më pak në vendin e katërt. Pesë nga tetë ndeshjet e fundit të Romës në shtëpi kanë përfunduar 1:0. Roma është e pamposhtur në 26 nga 28 ndeshjet e fundit në kampionatin italian. Në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Interi ka katër fitore kurse Roma një.

Ndeshje të tjera interesante

Të shtunën luan edhe kampioni në fuqi i Italisë, Napoli.

Napoli nga ora 18:00 luan në udhëtim te Torino. Napolitanët e mbajnë pozitën e parë me 15 pikë. Torino ka pesë pikë në pozitën e 16-të.

Napolit do t’i mungojë sërish kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, për shkak të lëndimit. Te Torino luajnë dy futbollistët shqiptarë Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

Të dielën ekipi ku paraqitet Edon Zhegrova, Juventusi, nga ora 12:30 luan si mysafir ndaj Comos së Mërgim Vojvodës. Po të dielën nga ora 20:45, Milani e pret Fiorentinën. /Koha.net/

Read Previous

​Drejtori i FIBA Europe: Kosova së shpejti mund të jetë organizatore e ngjarjeve evropiane në basketboll

Read Next

Bayern Munich vs Borussia Dortmund – “Der Klassiker” që premton spektakël