Rohde: Masat ndaj Kosovës është dashur të hiqen vitin e kaluar

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, që nga qershori i vitit 2023, e të cilat nuk janë larguar ende.

Rohde tha se kur veprimet janë shqetësuese, vendosen sanksionet. Ai shtoi se Gjermania mbetet parnet i ngushtë i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Thuhet se veprimet shqetësuese vendosin sanksione në Kosovë, për shkak të obligimeve. Sepse nëse jo, ndodhin shtrëngime në raporte, dhe kjo do të thotë se gjendja nuk është në rregull. Por kjo s’do të thotë se Gjermania nuk është partner i ngushtë me Kosovës, sepse jemi dhe do të jemi”, ka deklaruar Rohde.

Sipas ambasadorit, sanksionet janë targetuar tek njerëzit e gabuar.

Megjithëse, sipas tij, të njëjtat nuk po hiqen për shkak se disa vende në Bashkimin Evropian janë ende skeptikë.

Rohde tha se masat është dashur që të hiqen vitin e kaluar.

“Masat, dua të them se Gjermania, pozita jonë është dhe mbetet që masat duhet të hiqen, sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. [Pse nuk po hiqen?] Sepse janë disa vende në BE që janë skeptike, ato janë dashur të hiqen vitin e kaluar, dhe përsëri ka pasur disa masa kundër institucioneve”, ka thënë Rohde.

Ndryshe, Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë një vizite në Kosovë, në maj të këtij viti, ka thënë se BE ka nisur që t’i heq gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka filluar gradualisht të heqë masat e vendosura në qershor të vitit 2023”, kishte deklaruar Kallas./Reporteri.net

Read Previous

Dëshmia dyditore e Paul Williams

Read Next

Kurti çon mesazh, me BE, QUINT, Emisarin e dialogut e KFOR’in, do të integrojë arsimin dhe shëndetësinë e serbëve në atë të Kosovës