Rita Ora hap Kupën e Botës Rugby me një performancë të mrekullueshme (VIDEO)

Këngëtarja Rita Ora ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke hapur ndeshjen e madhe në Kupën e Botës në Rugby në Zelandën e Re.

Duke nisur me stil ngjarjen sportive, loja mes Australisë dhe Zelandës së Re shënon fillimin e garës 2021 – e cila u vonua për shkak të Covid-19.

Dhe gjithmonë mbështetës ishte bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga anash para se t’ia jepte një puthje ne faqe gruas së tij.

Ora doli në fushë me një veshje elegante dhe plot stil, duke kënduar hitet e saj më të njohura si “Let Me Love You”, me koreografi unike. /KultPlus.com

/Kultplus/

Read Previous

Max Verstapen fiton Kampionatin e Formula 1

Read Next

Priste këpucët që porositi online, i vjen edhe pako me 7 kg drogë