Priste këpucët që porositi online, i vjen edhe pako me 7 kg drogë

Ai e hapi dhe brenda gjeti 13 qese plastike transparente me substancë vegjetale jeshile të errët

Një qytetar italian shkoi në zyrat e Komisariatit të Bolognina Pontevecchio për t’u treguar agjentëve atë që sapo i kishte ndodhur.

Ai kishte blerë një palë këpucë online dhe kur korrieri mbërriti i la jo një, por dy pako. Porosinë që kishte bërë dhe një pako të dytë, të rëndë.

Ai e hapi dhe brenda gjeti 13 qese plastike transparente me substancë vegjetale jeshile të errët, e cila në ekzaminimin e parë u duk se përmbante dimetiltriptaminë, me peshë rreth 7 kilogram.

Është një substancë e fuqishme e njohur për përdorimin e saj si halucinogjen në disa popullata të Amazonës, shkruan Bologna Today. 

Policia verifikoi se kishte pasur një gabim në dërgesë dhe se pakoja me drogën ishte e destinuar për një person tjetër me banim në Angli.

Menjëherë është sekuestruar lënda e dyshuar narkotike, në pritje të hetimeve të mëtejshme./Botasot/

Read Previous

Rita Ora hap Kupën e Botës Rugby me një performancë të mrekullueshme (VIDEO)

Read Next

Kosova në grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës