Rikthehen seancat në Hagë, sot nis dëshmia e Christopher Hill

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite./reporteri

Read Previous

FSK me 15 nëntor realizon stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë

Read Next

Senati amerikan miraton një projektligj që mund të qojë në rihapjen e qeverisë