“Revolucion” në Korenë e Jugut, të gjithë do të kenë një vit më pak

Janë të pakta gjerat e sigurta në këtë botë, por për pjesën më të madhe të njerëzve, mosha e secilit është njëra prej tyre.

Kjo nuk vlen ndoshta vetëm në një vend të botës, aspak i humbur dhe i pazhvilluar, madje një nga ekonomitë lokomotivë të ekonomisë botërore.

Behet fjalë për Korenë e Jugut, shtetasit e të cilit janë mësuar të kenë jo një, por tre mosha të ndryshme.

Krahas moshën ndërkombëtare, që fillon me lindjen e personit, në Kore vlen edhe e ashtuquajtura moshë “zyrtare”, që llogaritet duke pasur si bazë 1 janarin. Pra, praktikisht, fëmija mbush vitin në 1 janarin më të afërt pas lindjes, edhe po të ketë lindur në ditët e fundit të dhjetorit.

Me ardhjen në pushtet të presidentit Yoon Suk-yeol, metoda e përllogaritjes së moshës pritet të thjeshtësohet
Sikur kjo gjë mos të ishte e vështirë në vetvete, koreanët kanë edhe një parametër moshe tradicionale, që në fakt është ajo më e përhapura midis rreth 52 milionë banorëve të atij shteti. Me këtë sistem, çdo person kur lind llogaritet si një vjeçar, dhe shton një vit tjetër çdo 2 janar, pavarësisht ditëlindjes.

Por me ardhjen në pushtet të presidentit Yoon Suk-yeol, që do të marrë posti më 10 maj, gjërat mund të ndryshojnë duke u thjeshtësuar.

Sipas burimeve nga kabineti i tij, presidenti ka vendosur të fshijë të paktën versionin tradicional të moshës, një praktikë e lashtë që më parë shtrihej edhe në Kinë por që ka mbetur e paprekur ndër shekuj vetëm në Korenë e Jugut.

Gjithsesi, përllogaritja e moshës si e gjithë bota dhe braktisja e një metodologjie shekullore nuk është diçka e lehtë, madje një vendim i ngjashëm u ndërmor në vitin 2019, duke dështuar.

Vitet në pandemi, dhe nevoja për të dhënë statistika në kohë reale vendeve të tjera, krijoi paqartësi dhe gabime të shumta, duke i treguar qeverisë se diçka duhet të ndryshonte përgjithmonë, dhe si pasojë duke ulur të paktën një vit çdo koreani.

/A2cnn/

Read Previous

Mehaj: Ekspertët e FSK-së në fushën kibernetike të gatshëm të kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative

Read Next

U mbyt në Titanik dhe u dogj nga bombardimet naziste, libri i “mallkuar” i Omar Khayyám