Regjistrimi i popullsisë, Kastrati: Dënime nga 20 deri në 2000 euro për qytetarët që nuk regjistrohen

Në Kosovë sot ka nisur regjistrimi i popullsisë, proces ky që do të zgjasë deri më datë 17 maj. E, qytetarët që nuk marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë do të dënohen nga 20 deri në 2000 euro.

Kështu ka ritheksuar drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, gjatë një takimi me kryetarët e komunave.

“Regjistrimi është obligim, qytetarët që nuk marrin pjesë do të dënohen nga 20 deri në 2000 euro”, tha ai.

Tutje, ai ka deklaruar se kërkohet angazhim maksimal për regjistrimin e popullsisë.

“Kërkoj mbështetje nga ju, sepse qëllimi i regjistrimit është që asnjë banor të mos mbetet pa u regjistruar. Regjistrimi do të bëhet nga dita e marte deri në të dielën. Kjo vjen nga përvoja e vendeve tjera… E hënë është ditë pushimi, sepse kanë nevojë regjistruesit për një ditë pushim”, ka potencuar ai.

Kastrati po ashtu ka kërkuar mbështetjen e kryetarëve për këtë proces. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Regjistrimi do të na ndihmojnë në orientimin e politikave më të mira

Read Next

Sveçla takohet me Peach, diskutojnë për sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë në Kosovë