Real Madridi përmbysi Mallorcan

Real Madrid ka shënuar tri pikë të reja në La Liga, pasi ka mposhtur Mallorcan me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit spanjoll.

Takimi, i zhvilluar në “Santiago Bernabéu”, prodhoi të gjitha golat në pjesën e parë. Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, falë një goli të bukur nga sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e 18-të.

Megjithatë, epërsia e Mallorcas nuk zgjati shumë. Arda Guler dhe Vinicius Jr. reaguan me dy gola të shpejtë, duke i dhënë avantazhin dhe në fund fitoren madrilenëve.

Me këtë rezultat, Real Madridi arrin kuotën e 9 pikëve, duke e mbajtur vendin e parë në La Liga pas tri javëve të para të sezonit.

GazetaSinjali/

Read Previous

Trump: Garancitë e sigurisë për Kievin do të mbulohen kryesisht nga Evropa

Read Next

Kur do të rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së?