Reagon Tajvani, pasi Kina paralajmëroi përdorimin e forcës në këtë vend

Tajvani ka reaguar pas deklaratës së presidentit kinez Xi Jinping, i cili tha se Kina nuk do të heqë kurrë dorë nga e drejta e saj për të arritur ribashkimin me ishullin vetëqeverisës, edhe me forcë.

Zyra presidenciale e Tajvanit deklaroi se ishulli nuk do të tërhiqet nga sovraniteti, kompromisi për lirinë dhe se populli tajvanez kundërshton propozimin e Xi Jinping, për formulën ‘një vend, dy sisteme’, shkruan Reuters.

Reagimi erdhi menjëherë pasi presidenti Xi Jinping tha gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin, se i takon popullit kinez të zgjidhë çështjen e Tajvanit.

“I takon popullit kinez të zgjidhë çështjen e Tajvanit dhe Kina kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën, por do të përpiqet për një zgjidhje paqësore”, theksoi Xi Jinping.

Pekini i ka ofruar Tajvanit një model autonomie “një vend, dy sisteme”, të njëjtën formulë që përdor për Hong Kongun.

Por të gjitha partitë kryesore politike në Tajvan kanë refuzuar dhe nuk ka pothuajse asnjë mbështetje publike për këtë propozim, referuar disa sondazheve.

/KlanKosova/

Read Previous

KF “Dukagjini” synon ngritjen në Ligën e Dytë të futbollit të Kosovës

Read Next

Ylli fiton derbin ndaj Trepçës në “Minatori”