Reagon ​Kurti në mbrojtje të Gërvallës

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në mbrojtje të shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla pas akuzave në adresë të kësaj të fundit për shkak të luftës së UÇK-së.

Kurti ka thënë se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në, dhe se në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë “si pakkush tjetër”.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, shkruan Kurti në Facebook.

Read Previous

Apple Maps, nga gjuha serbe i kthen në gjuhën shqipe emrat e lokacioneve të Kosovës

Read Next

​Nis mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve