Apple Maps, nga gjuha serbe i kthen në gjuhën shqipe emrat e lokacioneve të Kosovës

Lokacionet e territorit të Republikës së Kosovës deri më tani janë shënuar në gjuhën serbe në Apple Maps, po tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Është vënë re se Apple ka përmirësuar këtë gjë dhe lokacionet tashmë janë shënuar në gjuhën shqipe.

Ky hap, vjen pas peticionit të suksesshëm që qytetarët e Kosovës ndërmorën për njohjen e shtetit të Kosovës në Apple.

Apple Maps si duket ka vazhduar procedurat e rregullimit të plotë të vendosjes së Kosovës në hartën e tyre edhe ende janë në proces deri në ndryshimin përfundimtar të secilit lokacion nga gjuha serbe në atë shqipe. / KultPlus.com

Read Previous

Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Read Next

Reagon ​Kurti në mbrojtje të Gërvallës